Ministri Manja: Nuk do ketë më një ditë paraburgim, baraz me një ditë e gjysmë dënim…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar sot për mediat një nga çështjet më të debatuara që lidhet me draftin e ri të Kodit Penal.

Manja hedh poshtë pretendimet se projektligji ka një qasje lehtësuese për lirimin para kohe të personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai theksoi se drafti heq mundësinë që një ditë paraburgim të llogaritet si një ditë e gjysmë burgim, duke e bërë zbatimin e dënimit real edhe më të gjatë.

Një ditë paraburgim do të jetë e barabartë me një ditë burgim, çka praktikisht zgjat periudhën 35-vjeçare të dënimit që parashikohet për të drejtën e kërkesës për lirim me kusht. Kjo do të thotë se nuk është i vërtetë fakti që kodi ka frymë lehtësuese për lirimin me kusht para kohe për të dënuarin me burgim të përjetshëm.” theksoi ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT