VIDEO/ Sërish përplasje para Kryeministrisë, policia heq çadrat dhe karriget e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Vijnë si hiena dhe marrin çfarë u del para (VIDEO)

Protesta e “Shqipëria Bëhet”, është shoqëruar me tensione mbrëmjen e sotme, pasi policia ka hequr çadrat dhe karriget që ishin vendosur aty.
Qytetarët dhe aktivistët e “SHB”, kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke u përplasur me ta.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka hedhur akuza ndaj policisë, që sipas tij, merr çdo gjë që i del para.
“Policia vjedh gjithçka i del para. Një pjesë e drejtuesve të tyre janë të lidhur me krimin. E kemi parë se si ata shkarkohen…Cdo punonjës i ndershëm kudo ku më takon më thonë na kanë marrë peng bandat. Këta vijnë si hiena marrin çfarë u del para”, tha Lapaj.