Përfaqësuesja e delegacionit serb tentoi t’u hiqte nga duart flamurin e Kosovës shqiptarëve që përkrahnin Alisin në Eurovision, DETAJE nga incidenti: Na tha se nuk lejohej (REAGIMI I PLOTË)

Një incident është shënuar ditën e djeshme shumë pranë skenës së finales së madhe të Eurovizion 2026, pasi një vajzë e delegacionit serb ka tentuar t’u largojë nga duart flamurin e Kosovës shqiptarëve që po mbështesnin Alisin.

I pranishëm në mesin e 3 personave që mbanin në duar flamurin e Kosovës, ka qenë dhe gazetari Albert Limani i cili bën me dije se përfaqësuesja e delegacionit serb u kërkoi atyre të mos e mbanin më flamurin me argumentimin se nuk lejohej.

Mirëpo ky i fundit, në një reagim në rrjet në lidhje me incidentin e shënuar bëri me dije se e kundërshtoi dhe nuk lejoi që ajo të ndikonte në mesin e tyre.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovizion, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht” shkruan gazetari.

Reagimi i gazetarit:

Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovizion, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.

Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT