“Merre içik atë”, Rama i bën me shenjë policisë për të arrestuar qytetarin në Durrës, reagon Kapri

Një incident është regjistruar ditën e sotme gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID.

Gjatë diskutimit, një nga banorët dëgjohet duke iu drejtuar kryeministrit me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”.

Menjëherë pas kësaj, Rama ka reaguar duke iu drejtuar efektivëve të policisë me fjalët: “Merre içik atë”. Pas këtij reagimi, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar qytetarin në komisariat.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar në rrjetet sociale deputeti Erald Kapri, i cili ka publikuar videon e momentit kur Rama shprehet për të arrestuar protestuesin.

Videon Kapri e ka shoqëruar dhe me një mbishkrim, ku ai është shprehur se protestuesi ishte i qetë dhe nuk paraqiste rrezik për dhunë.

“Rama ia bën me shenjë, policia i sulet aktivistit të Partisë Mundësia, i cili po protestonte paqësisht, i qetë dhe i qeshur, për të drejtën e banorëve autoktonë të Durrësit, të drejtën e pronës,” shkruan Kapri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT