Frikë për bombë në Tiranë? Forcat xheniere hapin çantën e dyshimtë: Kishte vegla pune, punonjësit e ndërtimit e kishin harruar

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çantën e gjetur këtë të hënë në rrugën “Bardhok Biba”, në kryeqytet.

Blutë bëjnë me dije se rreth orës 18:30, në sallën operative erdhi në telefonatë se në këtë zonë të Tiranës është konstatuar një valixhe e dyshimtë.

Menjëherë efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pasi bënë rrethimin e vendit njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT