“Ore lekët, lekët…”, kush është Sueld Elezi, “ushtari” i Vis Pojës që ra nga Italia në duart e SPAK, pazaret e kokainës dhe bisedat me Orges Mollën në SKY ECC

Ekstradimi i Sueld Elezit nga Italia drejt Shqipërisë riktheu edhe njëherë në vëmendje emrin e një prej personazheve të përmendur në dosjet e SPAK për trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe lidhjet me grupin kriminal të Elvis Doçit.
I konsideruar nga hetuesit si një nga njerëzit e afërt të grupit, Elezi, i njohur ndryshe edhe si “ushtari” i Vis Pojës, rezulton i përfshirë në disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Sueld Elezi dyshohet se ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit në blerjen dhe shpërndarjen e kokainës, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të organizatës kriminale. Emri i tij doli edhe gjatë operacionit “Ura”, zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku u godit një rrjet i strukturuar trafiku droge.
Një pjesë e rëndësishme e hetimeve lidhet me komunikimet e zbardhura në platformën SkyECC, ku Elezi shfaqet në biseda të vazhdueshme me Orges Mollën, i konsideruar si një nga drejtuesit e grupit kriminal. Në përgjimet e administruara nga SPAK, të dy diskutojnë për lëvizjen e sasive të kokainës, pagesat, shoferët që transportonin drogën dhe vendet ku do të bëhej dorëzimi i saj në Itali.
Në një nga episodet e dokumentuara në tetor të vitit 2020, Elezi dhe Molla komunikojnë për transportin e rreth 2 kilogramëve kokainë drejt zonës së Gravinas në Itali.
Përgjimet tregojnë gjithashtu mënyrën sesi organizoheshin pagesat dhe shpërndarja e parave të përfituara nga trafiku i drogës. Në komunikime përmenden shuma parash, kode komunikimi dhe persona të tjerë të përfshirë në rrjet, ndërsa Orges Molla shfaqet i irrituar për vonesat në pagesa nga bashkëpunëtorët që kishin marrë “mallin”.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Elezi dyshohet të ketë qenë i përfshirë jo vetëm në episodin e 2 kilogramëve kokainë në vitin 2020, por edhe në trafikimin e rreth 932 kilogramëve kokainë një vit më vonë, në bashkëpunim me persona të tjerë të organizatës kriminale.
Përgjimet e zbardhura vjet:
Sueld Elezi: Vlla jam tu me ker shokun qe erdhi snjoni me kesh pke bardh jam knu hajd mer lekt thot vet dhe me co ne pas…Esh shoku bledi policoro…Se e pa…Esh shoku bledi policoro…Se e pa mej men una…Po tkom qi e njifka dhe ky shoku…Then. Dhe inthas ku tkam pa…Filloj mu hofu pasaj…
Orges Molla: Kush ai…
Sueld Elezi: Ta cova…Esht e mir thot vlla…
Me tha coje me treqind e nente ta sjell ty te paço…E kam lali te thash…
Sueld Elezi: Esh shum dhet sa thot jon bo me mase do shoferi 500 euro do ne jav….
Orges Molla: shif…
Sueld Elezi: Po pra kesh…
Orges Molla: me 38.5…ne funit…ta mori te shpia jote…ska pazar tjeter…ngji ti e lme ne llag tim…
Sueld Elezi: Ok…
Vijon biseda në datë 25.10.2020 në orën 11:12 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me adresën ku do dorëzohet lënda narkotike dhe që shtetasi Sueld Elezi do e presë atë:
Sueld Elezi: Ne gravina villa e bjen dit obi derken un atje do jem u tam tu e prir…After altamura…5km larg altamura…
Orges Molla: ei sekont…sa eshte ke villa…Leket…
Sueld Elezi: 2….
Orges Molla: mi nis me foto….
Sueld Elezi: Jan lekt thot villa sdo boj lojna dhe un vet i thash cent dhe sote e bojmi thot nas doni….Mer nga 2-3 ne jav lek ndor…Ka dy dit qe. Iye ktu…Une tja iki men ke tie un…Per te byqe ai thot….Jan lekt gati sot….Po nuk qe e mir shko puna mrapsh leket jan gati sot….
Orges Molla: mos boti filma nalt e posht…shoko…molli esht super…ti e din…vet…e ke pa…Ok…tani me fol per te bardhen…
Sueld Elezi: Ok…se po pret dhe ky ktu fol per te bardhen…
Sueld Elezi:S’ka ska sky ai…po i kam shkrujt….*
*IMG1603625596139 vlla me duen 2 buke ne gravina”…
Sueld Elezi: Ok….
Në datën 25.10.2020 nga ora 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, organizimin e trafikimit të lëndës narkotike prej rreth 2 (dy) kilogram të dyshuar të llojit kokainë si dhe shkëmbëjnë fotografi të kësaj lënde:
Sueld Elezi: Vlla jam tu me ker shokun qe erdhi snjoni me kesh pke bardh jam knu hajd mer lekt thot vet dhe me co ne pas…Esh shoku bledi policoro…Se e pa…Esh shoku bledi policoro…Se e pa mej men una…Po tkom qi e njifka dhe ky shoku…Then. Dhe inthas ku tkam pa…Filloj mu hofu pasaj
Vijon biseda në datë 25.10.2020 në orën 11:12 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me adresën ku do dorëzohet lënda narkotike dhe që shtetasi Sueld Elezi do e presë atë:
Sueld Elezi: Ne gravina villa e bjen dit obi derken un atje do jem u tam tu e prir…After altamura…5km larg altamura…
Vijon biseda në datë 26.10.2020 në orën 10:41 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me rrugën ku do bëhet dorëzimi i lëndës narkotike:
Orges Molla: nje adres me te sakt
Sueld Elezi: ne ska kala sansarvenom…
Orges Molla: ok villa…
Në datë 26.10.2020 në orën 13:30 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me pagesën që duhet bërë për faktin që shtetasi Sueld Elezi merr udhëzime dhe bën pagesat që do të bëjë për lëndë tjetër narkotike si dhe për “kuqe” heroinë:
Orges Molla: plako maja lekt e mallit qe do jam tu marr…Po ta me merak se ja co gasi i landit ti shpi…flasin te vetem…thuaji ati jam kushuri i landit…
Në datë 28.10.2020 nga ora 16:36 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me një përdorues të SkyECC ku del na përmendet emri i bashkëpunëtorit tjetër të ketij grupi Emri Hysenaj, që ka në përdorim edhe një tjetër SkyECC tjetër, biseda si vijon:
Sueld Elezi: Ma jep kodin ti shkruj atij emres konyaktin e ke
Orges Molla: edhe ke u dona…a mos ja qi robt….pffff…me rob shpie….plako…081OG3—18:41 km tren…
Në datë 29.10.2020 në orën 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me lekët që kanë për t’i dhënë për shkëmbimin e lëndës narkotike dhe konkretisht është i shqetësuar për vonesat gjithashtu thotë emrat e atyre që u ka dhënë lëndë narkotike ndër ta është edhe shtetasi Emri Hysenaj:
Orges Molla: ore per kok te plakes jam tu u vra me robt…apo si ca me i thon mo…lek me pru tgjoih….lek beldi…lek….emre