Kryeministri shpjegon mesazhin e dhënë për Italinë dhe italianët: Ishte natyrale

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se përse vendosi që të jepte atë mesazh në italisht, para se 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë të niseshin përtej Adriatikut për të ndihmuar me pacientët e shumtë të infektuar me koronavirus.
Për televizionin “LA7”, ai u shpreh se për të ishte gjithçka natyrale.
“Më duket se ishte gjithçka natyrale në kuptimin që të thosha fjalët në dy gjuhët në një luftë të përbashkët në një sforco të përbashkët mu duk gjeja më natyrale. Nuk është se mendova. Pastaj sigurisht që më pëlqeu ideja që fjalët nuk duhet t’i dëgjonin vetëm shqiptarët, por edhe italianët.
Unë besoj se ajo që ka qenë në vitet 90 është histori, ajo që na ndodhi pak kudo, u ndodhi gjyshërve dhe gjysheve tuaj kur zbarkonin poshtë statujën e lirisë në SHBA pastaj trajtoheshin si hajdutë, keqbërës dhe mafiozë. Historia ka ndryshuar e për ta thënë të gjithë të vërtetën Italia ka qenë afër nesh që nga fillimi.
Pra kanë qenë momente shuam të errëta për ne dhe Italia na ka qenë në krah.
Nuk është se duhet të ndryshojmë diçka sa i përket miqësisë marrëdhënieve mes popujve dhe qeverive. Të ecim përpara dhe të bëjmë më shumë.”, tha ai në lidhje direkte me televizionin.