‘Mos e kërkoni më, është vrarë’, zhdukja e Miklovan Danajt në Spanjë dhe misteri që rrethon ngjarjen

30-vjeçari Miklovan Danaj nga Shkodra rezulton të jetë i zhdukur që prej muajit maj 2025. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Spanjë dhe i lidhur me organizata ndërkombëtare. Nga ky shtet, së fundmi vijnë disa informacione rreth fatit të 30-vjeçarit shkodran. Dy media spanjolle shkruan se Miklovan Danaj mund të jetë vrarë.

Sipas tyre një mesazh i është dërguar familjes së 30-vjeçarit shqiptar, ku shkruhet që ‘të mos e kërkojnë më Miklovanin pasi është vrarë dhe trupi është hedhur në bregun e Marbellas”.

Njëra nga mediat, “Al Sol de la Costa” shkruan se trupi i tij është gjetur. Por ndërkohë, nga Policia Spanjolle nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për rastin (deri tani).

Ajo që thonë autoritetet e Spanjës, sipas medias tjetër “El Espanol”, është që janë në bashkëpunim me policinë shqiptare. Policia e Spanjës ka bërë thirrje gjithashtu që të mos përhapen mesazhe ose informacione të pakonfirmuara në lidhje me rastin.

Miklovan Danaj është zhdukur që prej muajit Maj në rrethana të paqarta. Prej atij muaji, nuk ka asnjë shenjë nga ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT