Në tekstet shkollore skandalet nuk kanë të ndalur edhe tek përrallat: “Dua të martohem me vajzën time”

Moderatorja Aulona Musta, ka ndarë një shqetësim me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një videeo, të cilën ia kishte nisur një nënë shumë e shqetësuar për përmbajtjen e saj. Siç shpjegon Musta në përshkrim, nëna në fjalë po e shihte përrallën e filmuar, me të bijën katër vjeçare dhe mbeti e terrorizuar nga çfarë kishte parë.
Filmi i animuar flet për një mbret, i cili i kishte premtuar të shoqes para se të vdiste, se do të martohej vetëm me një grua më të bukur se ajo. Pasi kërkoi e kërkoi, mbreti doli në përfundimin se e vetmja më e bukur se gruaja e tij e ndjerë, ishte e bija dhe se duhet të martohej me të. Edhe e bija, edhe ndihmësi i mbretit, e kundërshtuan këtë vendim.
“Këtë videon ma nisi një nënë, me shumë të drejtë, e shqetësuar me përmbajtjen e kesaj përralle, të cilen po e shikonte me vajzen e saj 4 vjeçare. Kur e pashë edhe vetë u terrorizova. Si ka mundësi që transmetohen përralla te tilla? Ka njeri përgjegjës që kontrollon përmbajtjen dhe atë që publikohen për fëmijët? Si t’ja shpjegosh një fëmije që shikon i çoroditur filmat vizatimor, ku babai kërkon të martohet me vajzën e tij?! Skandaloze! Skandaloze!”, shkruan ajo./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT