“Mereme Sela gjaku i ri i PD-së, koha e Olldashit ka ikur”, Kreshnik Spahiu për takimin e parë me “kryeministren” e ardhshme: Ka frikë nga syri i keq, s’mban hudhër me vete

Analisti Kreshnik Spahiu i cili në një lidhje direkte u bë pjesë e emisionit ku e ftuar ishte kandidatja e cila ka shprehur ambicie për të garuar përballë Sali Berishës për postin e kreut të PD-së, Mereme Sela, ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ku dhe ka “përshkruar” përmes notave satirike takimin e parë me doktoreshën.

Spahiu fillimisht është ndalur te pyetjet që ai i drejtoi Selës, ku një prej tyre kishte të bënte pikërisht me liderin historik të së djathtës shqiptare.

“Nëse bëheni Kryeministre e Shqipërisë, do ta emëroni Berishën ministër apo zëvendësministër?”, ju drejtua Spahiu-Selës ndërkohë që kjo e fundit përpos respektit të madh për ish-kryeministrin deklaroi se ka ardhur momenti i figurave të reja në parti dhe rrjedhimisht lideri i Partisë Demokratike nuk do të ketë vend në kabinetin e saj qeveritar.

“Jo, sepse qeverinë do ta bëj me të rinj dhe jo me të vjetër”, tha ajo. Më tej Spahiu ka ripërsëritur mes rreshtave atë që tha dhe në emision, që kryeministri Edi Rama më shumë i  “frikësohet” doktoreshës se liderit aktual të së djathtës.

Përmes ironisë, po ashtu ai e ka quajtur Selën si “gjakun e ri” të PD-së, duke sjellë në fokus kështu dhe gjendjen në të cilën Partia Demokratike ndodhet.

“Jam i bindur që, nëse Berisha fiton, do të marrë vetëm një telegram urimi nga Edi Rama dhe askush tjetër. Vetëm ai lumturohen nga fitorja e Berishës. Jam i bindur që ajo parti e meriton Meremen sepse çdo popull meriton liderët e saj dhe PD është në nivelin e Meremes. Ajo eshtë gjaku i ri dhe alternativa e re. Koha e Pashkos, Selamit, Budkës, Malasit, Arbnorit, Olldashit, Meksit, Rulit, Baletës ka perënduar. Berisha i eleminoi.Në PD ka mbetur vetëm Meremja …….”, shkruan Spahiu.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë.

Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në media me zonjën Mereme Sela, e cila kishte vendosur të kandidonte për kryetare të Partisë Demokratike, duke hapur garën “Sela–Sala.”

Si çdo takim i parë, ishte i mbushur me emocione dhe unë u përpoqa ta motivoj, duke i adresuar disa pyetje inkurajuese:

Pyetje: Nëse fitoni përballë Berishës si kryetare e PD-së, a do të kandidoni për Kryeministre të Shqipërisë?

Përgjigjja e Meremes: Po, nëse bëhem kryetare, do të jem Kryeministre, sepse më takon.

Pyetje: Nëse bëheni Kryeministre e Shqipërisë, do ta emëroni Berishën ministër apo zëvendësministër?

Përgjigjja e Meremes: Jo, sepse qeverinë do ta bëj me të rinj dhe jo me të vjetër.

Pyetje: Po ta bëni Berishën të paktën drejtor?

Përgjigjja e Meremes: Jo, nuk e bëj.

Pyetje: A e dini që PD ka më shumë shanse të vijë në pushtet me ju, Mereme, sesa me Berishën?

Përgjigjja e Meremes: Po, sigurisht, sepse jam e papërlyer.

Pyetje: A e dini që 3 kandidatët e tjerë u përjashtuan dhe u pranuat vetëm ju?

Përgjigjja e Meremes: Nuk më intereson.

Pyetje: Berisha bëri mijëra kilometra dhe nuk erdhi në pushtet. Ta i që ka mbet kilometri fundit po futeni ju dhe po ja merrni me hile garën?

Përgjigjja e Meremes:  hahahahaha

Pyetje: A e dini që, po fituat, Berisha nuk do ta njohë rezultatin dhe do të justifikohet: “Votat m’i vodhi Meremja me bandat e Krujës”?

Përgjigjja e Meremes: Plas e qeshura…

Në fakt, biseda zgjati dy orë dhe Meremja, me sinqeritetin dhe naivitetin e saj, nxori disa “perla” nga goja e saj.

Ajo foli për vizionin e saj dhe respektin për të vdekurit, që ndoshta, mesa duket, kishte parasysh ish-kryetarin Sali Berisha.

Ajo tregoi misteret e kandidimit dhe deklaroi se e kishte mbajtur të fshehtë faktin që është besimtare, pasi kishte hall se mos e merrnin më “sysh”.

Ajo deklaroi se nuk mban hudhër me vete dhe rrezikon nga syri i keq.

Në fund të bisedës, unë e admirova Meremen dhe ia thashë troç asaj dhe publikut:

Zonja Mereme, Rama ju ka më shumë frikë juve sesa Sali Berishën.

Jam i bindur që, nëse Berisha fiton, do të marrë vetëm një telegram urimi nga Edi Rama dhe askush tjetër. Vetëm ai lumturohen nga fitorja e Berishës.

Jam i bindur që ajo parti e meriton Meremen sepse çdo popull meriton liderët e saj dhe PD është në nivelin e Meremes.

Ajo eshtë gjaku i ri dhe alternativa e re.

Koha e Pashkos, Selamit, Budkës, Malasit, Arbnorit, Olldashit, Meksit, Rulit, Baletës ka perënduar. Berisha i eleminoi.

Në PD ka mbetur vetëm Meremja …….

Shkroi: Kreshnik Spahiu ……. #Shpërndaje

p.s Biseda me Meremen është trale dhe u realizua mbrëmë në ora 21:00 në Report.TV

Back to top button
LAJMET E FUNDIT