Mbeti i lënduar në aksidentin tragjik në Durrësit, Ministria e Shëndetësië jep detaje: Ndodhet në gjendje të rëndë! Ka plagë të shumta

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit këtë të diel, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë me mjetin e tij, përplasi tre të mitur që po luanin në lagjen e tyre.

Si pasojë e përplasjes së shkaktuar nga makina që drejtohej nga 57-vjeçari i dehur, dy 10-vjeçarë humbën jetën, ndërsa i treti është transportuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ministria bën me dije se i mituri ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë, për koshient.

I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës  14:20 në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit ku 57-vjeçari me shpejtësi skëterrë përplasi me mjetin e tij tre të miturit të cilët ishin duke luajtur në lagjen e tyre.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasej dy 10-vjeçarët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që shoku i tyre 8-vjeçar është duke luftuar për jetën në spitalin e Traumës, aty ku dhe u dërgua me urgjencë pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT