Basha poston videon e radhës, ja shtron me paçe dhe pilaf: Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë, asgjë nuk më ndalon

Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, këtë të hënë ka qenë në qytetin e Elbasanit në kuadër të komunikimit me qytetarët ose siç e ka pagëzuar ai “Po të dëgjoj”.

Basha me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se punëtorët në Elbasan vuajnë përditë për kushtet e vështira ekonomike, punësimi apo braktisja e vendit.

Megjithatë sipas Bashës, pavarësisht halleve të shumta shpresa akoma nuk është zbehur, ku sipas tij Shqipëria do bëhet një vend më i mirë.

“Në Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë”, shkruan kreu i PD.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT