Banka e Shqipërisë vendos pezullimin për tre muaj të pagesave për kreditë

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj shlyrjen e pagesës së kësteve të kredive për tre muaj.
Vendimi është marrë sot më parë dhe parashikon kreditë për biznese dhe individë.
Këstet e kredive të tyre nuk do të falen, por pagesat do të shtyhen për tre muaj. Vendimi është marrë duke u konsultuar me bankat e nivelit të dytë. Pritet që vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të zbardhet gjatë ditës për të parë specifikat e tij.