Policia sqaron si do bëhet dalja e pensionistëve, ja rastet që përjashtohen nga “shtetrrethimi” i fundjavës

Policia e shtetit ka reaguar pas urdhrit të fundit të Kryeministrit Edi Rama për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00 për t’u ajrosur, ndërsa të gjithë qytetarët e tjerë do jenë në izolim total deri të hënën

Përmes një deklarate Policia thotë se do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social.

Gjithashtu, blutë kërkojnë mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës. Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore

Back to top button
LAJMET E FUNDIT