Kush është “bosi” që drejtonte grupin e kokainës, në 2025 vrau parukierin italian! Në zonën e vilave në Tiranë arrestohet edhe “Bishja” me bashkëshorten (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar gjatë orëve të fundit mes Prokurorisë së Posaçme dhe Antimafias italiane, ku në qendër të hetimeve rezulton një grup kriminal i dyshuar për pastrim parash dhe trafik droge, të cilët kishin shtrirë aktivitetin mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas burimeve hetimore, Igli Kamberi dyshohet se ka qenë kreu i organizatës kriminale dhe se vijonte të drejtonte aktivitetin e grupit edhe pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ndaj tij është komunikuar në Itali masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai ndodhet tashmë i arrestuar për një sërë akuzash të rënda.

Kamberi dyshohet si i përfshirë edhe në vrasjen e parukierit 26-vjeçar nga Barletta, Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i pajetë katër ditë më vonë. Trupi i të riut, pjesërisht i djegur dhe me plagë arme zjarri, u zbulua në një ndërtesë të braktisur mes zonave Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në veri të Barlettës.

Hetuesit italianë dyshojnë se pikërisht zbardhja e kësaj ngjarjeje kriminale çoi më pas në zbulimin e rrjetit të pastrimit të parave që operonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Kamberi u arrestua në Roszke të Hungarisë, teksa po udhëtonte me autobus në drejtim të Shqipërisë.

Kush është “bosi” që drejtonte grupin e

I riu i vrare

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ai dyshohet gjithashtu për posedimin e 24 kilogramëve kokainë në Barletta, ndërsa emri i tij rezulton i lidhur me disa episode të tjera kriminale që po verifikohen nga Antimafia italiane.

Operacioni i përbashkët u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga SPAK dhe Antimafia e Barit, ku në total janë lëshuar 14 masa sigurie. Prej tyre, 10 janë “arrest me burg”, me 6 masa të ekzekutuara në Itali dhe 4 në Shqipëri. Gjithashtu është dhënë 1 masë “arrest shtëpie” dhe 3 masa “detyrim paraqitje”.

Kush është “bosi” që drejtonte grupin e

Igli Kamberi

Në pranga në Shqipëri ka rënë edhe Ergys Kastrati, i njohur me nofkën “Bishja”, i shpallur prej dy vitesh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai u arrestua në një vilë pranë zonës së TEG-ut, së bashku me bashkëshorten dhe dy shoferë që dyshohet se transportonin shuma të mëdha parash.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte para të përfituara nga aktivitetet e paligjshme nga Italia drejt Shqipërisë përmes mjeteve të ndryshme të transportit, me qëllim pastrimin e tyre në investime dhe aktivitete të tjera.

Një nga episodet kyçe të dosjes lidhet me sekuestrimin e mbi 680 mijë eurove në pikën kufitare të Muriqanit. Paratë u kapën teksa po tentohej të futeshin në territorin shqiptar me automjet dhe hetuesit dyshojnë se i përkisnin pikërisht grupit të drejtuar nga Igli Kamberi.

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që operacioni të zgjerohet edhe me masa të tjera sigurie në ditët në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT