Me dy gishtat lart dhe i qeshur, Meta tregon çfarë do ndodhë më 2 mars (Video)

Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh drejtuar shqiptarëve, teksa po afrohet 2 marsi, datë në të cilën ai ka thirrur qytetarët që t’i bashkohen manifestit në mbrojtje të Kushtetutës.
Kreu i shtetit shfaqet i buzëqeshur në video, ku përshëndet me dy gishta. Ai e cilëson 2 marsin si pranverën ‘kuq e zi’.
“Të dashur qytetar, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën ‘Kuq e zi’”, shprehet Meta në videomesazh.