Plagoset rëndë gjyqtari Astrit Kalaja, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri sot, 6 tetor, në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci, është qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ka mbetur i plagosur.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Klan News, gjyqtari shihet i shtrirë përtokë, jashtë ambienteve të Gjykatës, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin.
Priten më shumë detaje në vijim, teksa nuk dihet gjendja shëndetësore e gjyqtarit.