“Kënga u shit dy herë”, Rozana Radi rrëfen përplasjen me Rezarta Shkurtën dhe tërheqjen nga projekti muzikor

Rozana Radi ka zbuluar se është detyruar të tërhiqet nga publikimi i një kënge për shkak të problemeve me të drejtat e autorësisë.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja tregoi se gjithçka nisi në janar, kur iu propozua një projekt muzikor nga DJ Iliano.

Sipas Rozanës, më vonë ajo ka kuptuar se kënga lidhej me një projekt të Rezarta Shkurta, e cila zotëronte versionin origjinal të materialit.

Megjithatë, gjatë përgatitjeve për publikimin e këngës, Rozana u përball me një situatë të papritur, ku kënga në fjalë rezultoi se ishte shitur dy herë nga kompozitori.

Përballë kësaj situate, Rozana vendosi të tërhiqej menjëherë nga projekti, për të shmangur pasojat ligjore dhe për të respektuar standardet profesionale.

“Mua më është ofruar në janar një këngë nga DJ Iliano, e cila më pas rezultoi të ishte një projekt i Rezarta Shkurtës. Para se të pranoja bashkëpunimin, pyeta nëse ishin marrë të gjitha të drejtat e autorësisë dhe firmat përkatëse nga autori dhe kompozitori. M’u tha se gjithçka ishte në rregull dhe ligjërisht e përfunduar. Duke qenë se Rezarta kishte versionin origjinal, ne realizuam një version remix, të cilin e performova më 14 shkurt në qendër të Tiranës,” u shpreh Rozana.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT