“Ka ministra që s’duan ta bëjnë punën e tyre”, Braçe ankohet për Andis Sallën: Më thotë ‘nuk dua interpelancë me ty’

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, mbajti fjalën sa i përket disa kërkesave që ka shtruar vetë deputeti, ku sipas tij nuk ka marrë përgjigjie për informacion dhe interpelancë.

Sipas Braçes, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, kishte refuzuar të zhvillonte një interpelancë me të lidhur me disa problematika. Ndërkohë, Braçe paralajmëroi që sa her të parashtrohen kërkesat për informacion, të merren parasysh.

“U bë e disata herë që flas për të njëjtën problematikë këtu. Ka të bëjë me kërkesat për marrjen informacioni me ministrinë e Brendshme, me Bashkinë e Tiranës, për interpelance me ministrat përkatës. Sot kanë skaduar kërkesat për informacion me ministrinë e Brendshme, me AKUKU-n. Kam marrë përgjigje dhe nga ministri i Bujqësisë që thotë; nuk dua të bëj interpelancë me ty! Ministria e Bujqësisë ngarkohet me problematikën për të cilën kam kërkuar informacion. Kam kërkuar informacion për kafshët shoqëruese të braktisura, Agjencia thotë se kam kompetencë dhe ministria thotë; se kam kompetencë. Kam kërkuar që të jepet informacion për kontrollet e ushtruara.

E kuptoj se ka njerëz dhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre, por unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesa nuk u jepen informacion, na thoni; mos bëni më kërkesa.”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT