Erdogan mbron Hakan Shukurin: Edhe Mehmet Akif shqiptar ishte
Deklarata e Hakan Shukur se ai është me origjinë shqiptare ka bërë që mediat të “kryqëzojnë” ish-sulmuesin e njohur të kombëtares Turke. Shukur e bëri deklaratën gjatë një leksioni të mbajtur në universitetin “Mehmet Akif”.
Në mbrojtje të Shukur, i cili është edhe deputeti i parlamentit turk, ka dalë Kryeministri i Turqisë, Reçep Taip Erdogan. I pyetur mbi deklaratën e deputetit të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan ka thënë se Shukur është shqiptar po ai ka kontribuar për Turqinë dhe meriton respekt dhe mirënjohje.
“Deputeti, miku im Hakan Shukur mbajti një leksion në Universitetin Mehmet Akif ku tha se nuk jam më origjinë nga Turqia, por jam shqiptar. Unë them se edhe Mehmet Akifi është shqiptar. Akifi shkroi himnin tonë por ai nuk ishte avokat i Shqipërisë”, tha Erdogan.
“Vëllai unë, Hakan Shukur, si një djalë shqiptar veshi uniformën e vendit tonë si asnjë persona tjetër. Është golashënuesi ynë më i mirë. Djal i këtij kombi”, ka shtuar ai.
Kryeministri turk tha se komentet e medieve mbi deklaratën e Shukur ishin diskriminuese duke shtuar se është e padrejtë pasi sulmuesi ka bërë historinë me golat e shënuar për kombëtaren e Turqisë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.