FOTO: Erdogan mban fjalën, nis “Lasgushin” plot me ndihma mjekësore për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama lajmëron se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Në një status në Facebok, ai bën me dije se avioni i ”Air Albania” me emrin ”Lasgushi” ndodhet në Stamboll ku po merr mjetet mbrojtëse.

Pak ditë më parë Rama kishte kontaktuar me presidentin turk Erdogan, ku ky i fundit i kishte garantuar ndihma në raste nevoje.

Postimi i Ramës:

 LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË

Back to top button
LAJMET E FUNDIT