Mashtrimet përmes telefonatave, Shoqata e Bankave lëshon ALARMIN, thirrje qytetarëve: Mos jepni të dhëna personale dhe ato bankare

Shoqata Shqiptare e Bankave, pas sinjalizimeve të ardhura nga sistemi bankar, ka ngritur shqetësimin në lidhje me përpjekjet për mashtrim përmes VOIP, të cilat janë telefonata përmes internetit.

Shoqata i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe mos të japin informacione personale, apo atyre bankare ndaj personave që pretendojnë se janë përfaqësues të bankave në Shqipëri.

Në njoftim theksohet se institucionet bankare nuk kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të ndjeshme si:

numrin e plotë të kartës bankare,

kodin PIN,

kodet e sigurisë (OTP),

fjalëkalimet e shërbimeve bankare online.

Nëse merrni telefonata të dyshimta, Shoqata Shqiptare e Bankave iu bën thirrje konsumatorëve që të mos japin asnjë informacion dhe të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre për verifikim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT