Ish-përfaqësuesi i OKB-së: Kosova duhej të ishte njohur prej kohësh nga të gjitha vendet e BE-së

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling, kritikon faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së, pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe thotë se për këtë shkak: “Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!”“Për shkak të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, BE nuk është në gjendje për një politikë të qartë ndaj Serbisë dhe Kosovës.Dhe ky është turp. Ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën vetëm për shkaqe të brendshme, si Katalonja apo çështje të ngjashme.Ky është egoizëm absolut i këtyre pesë shteteve, ndaj veprimeve objektive dhe të domosdoshme të BE-së”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT