I shoqëruar nga dhëndri, Taulant Balla tallet me Sali Berishën për “Foltoren”, zgjedh këngën e veçantë: Erdhën krushqit… (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar mbërritjen e kryedemokratit Sali Berisha në foltoren e radhës që opozita po mban në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Teksa shfaqej i shoqëruar nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Balla ka zgjedhur një këngë të muzikës popullore për të ironizuar mbërritjen e Berishës.
“Ai momenti kur vijnë krushqit”, ironizon kreu i Grupit Parlamentar të PS-së mbërritjen në shesh të kryedemokratit.
Kujtojmë se kjo është foltorja e radhës që PD mban përpara Kryeministrisë, ndërsa numri i ulët i pjesëmarrësve ka bërë që kundërshtarët politikë shpeshherë të ironizojnë këtë aksion të opozitës.