Greva e grekëve prek qarkullimin, të hënën ndërpritet për disa orë lëvizja në Kakavijë

Dogana Shqiptare njofton qytetarët dhe bizneset se Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të palës greke.

Sipas njoftimit, pezullimi i lëvizjes do të jetë në fuqi nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), gjatë së cilës do të ndërpritet procesimi doganor dhe qarkullimi në pikën kufitare.

Gjatë kësaj periudhe, kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga territori shqiptar drejt Greqisë dhe anasjelltas do të jetë i bllokuar.

Autoritetet doganore shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit kohor 07:00–11:00 të së hënës, 27 korrik.

Njoftimi i Doganës shqiptare:

joftim për qytetarët dhe bizneset Për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, Dega Doganore Kakavijë njfton se ditën e hënë, më 27 Korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohëshme të lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar gjatë kohëzgjatjes së grevës. Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00 – 11:00, ditën e hënë më 27 Korrik 2026.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT