Kjo 20-vjeçare shqiptare akuzohet për terrorizëm

Një ndër 20 të arrestuarit shqiptarë nga Ministria e Brendshme maqedonase është edhe 20-vjeçarja në foto. Surraj Hasipi nga fshati Hasanbeg i Shkupit u ndalua pas operacionit policor që vuri në pranga 20 shqiptarë të akuzuar si radikalë islamikë dhe autorë të vrajes së 5 peshkatarëve maqedonas pak javë më parë në Smillkovcë.

Surraj Hasipi është një 20-vjeçare ndërsa mësohet se ajo është e punësuar. I vëllari i saj është tregtar ndërkohë që të ardhurat e tyre vijnë nga shitjet në tregun e shumicës në Shkup. Ajo është ndaluar sëbashku me vëllezërit e saj Fati dhe Fuat Hasipi.

Mbi 20-vjeçaren rëndon tashmë akuza për terrorizëm por a mund të jetë terroriste kjo vajzë për shkak të besimit të saj fetar?

Sot të ndaluarit pritet të dalin para Gjykatës për të marrë masën e arrestit ndërsa opinioni publik prêt zbardhjen e ngjarjes.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT