Gjendja skandaloze e Spitalit të Lushnjës, Saimir Korreshi thirrje lushnjarëve për protestë: Meritojmë respekt dhe kushte optimale

Pasi ka denoncuar me dhjetëra herë kushtet skandaloze në të cilat ndodhet Spitali i Lushnjës, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i ka bërë qytetarëve lushnjar që të dali në protestë.

Në një postim në Facebook, Korreshi shkruan se qytetarët duhet të refuzojnë farsën dhe se ata meritojnë respekt dhe dinjitet, teksa ka bërë thirrje për një spital mordern dhe rajonal.

Ne duhet te kemi nje Spital MODEL me STATUS RAJONAL ashtu siç ka qene dikur, ku femijet, prinderit por dhe ne vet te trajtohemi me kushte optimale, aparatura egzaminuese optimale dhe patjeter mos te mungoj asnje mjekim”, shkruan ai.

Ndërsa më tej, deputeti demokrat fton lushnjarët që t’i bashkohen protestës së tij.

Postimi i plotë i Korreshit:

Nje thirrje shpirterore çdo Mjeku, Infermieri dhe punojsi te Spitalit Lushnje!!

Kjo eshte thirrja e nje Lushnjari e si une e qindra te tjereve pa grada e pa ngjyrime politike.

REFUZONI farsen (PETICIONIN) qe po ju servir drejtuesi i istitucionit se çdo gje ne ate spital shkon vaj.  Lushnjaret kane sy e nuk kane per tjua falur asnjerit qe per hir te qenurit shef pavioni apo kryeinfermier do te firmosin nje genjeshter te tille qe ju ne vete te pare me mire se çdo kush e dini!!

Lushnja dhe Divjaka meriton rrespekt, ne nuk jemi qytetare te dores se trete ne jemi fisnik dhe paguajme taksa si çdo Shqiptar i ndershem.

Ne duhet te kemi nje Spital MODEL me STATUS RAJONAL ashtu siç ka qene dikur, ku femijet, prinderit por dhe ne vet te trajtohemi me kushte optimale, aparatura egzaminuese optimale dhe patjeter mos te mungoj asnje mjekim.

Mjeke te nderuar ju jeni ajka e shoqerise jo rrogoza patronazhistesh!!

Rrespekti ndaj vetes tuaj eshte respekt per qytetaret e Lushnjes.

Une u bej thirrje dhe ftes çdo Lushnjari pa ngjyrime politike te protestojme per nje Spital modern me nje STATUS RAJONAL.

(Ps. Ora dhe dita do ju njoftohet)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT