Gazetari zbulon kafshët që bosët e krimit mbajnë në pronat e tyre: Ervis Martinaj mbante arusha dhe luanë, por…

Mbrëmjen e sotme në “Top Story”, temë e diskutimit ishte se ku shkojnë paratë e fituara nga bota e krimit. Teksa u dhanë disa shembuj nga vende të ndryshme, në kronikë u shfaq edhe një episod ku bosët e krimit mbanin kafshë të rralla në pronat e tyre.

Gazetari Elton Qyno zbuloi se ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, mbante në vilat e tij luanë dhe arusha.

Ndërsa, sa i përket eksponentëve të tjerë të botës së krimit, Qyno tha se klima e vendit tonë nuk i favorizon kushtet për mbajtjen e kafshëve ekzotike, siç ndodh në vende të tjera.

Veç luanëve dhe arushëve të Vis Martinajt, nuk janë shfaqur në media që eksponentë të grupeve kriminale të mbajnë gjirafa dhe hipopotamë. Nuk na favorizon klima, ato të mbajnë ndonjë kunadhe, ujk, ato i mban kushdo. Luan mbante dhe njëri aty në Fier, nuk është shumë e thënë”, tha Qyno.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT