FOTOLAJM/ Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri së bashku pasditen e djeshme: Kafe për qetësim, apo rebelim?! Më parë takoi edhe Braçen

Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë fotografuar së bashku në një prej bareve të Tiranës, Omoi Essence.

Një takim i tillë për kafe nuk do të kishte asnjë interes më parë nëse nuk do të ishin zhvillimet e fundit politike brenda së majtës me statusin e fundit në Facebook të Elisa Spiropalit, ish-ministre e jashtme e kabinetit, ku në mënyrë publike i kërkon Edi Ramës përjashtimin nga grupi nëse si argument do të merrej mbyllja e gojës për fenomenet e brendshme që gërryejnë partinë sipas saj.

Damian Gjinkuri është një prej deputetëve kryesore të kësaj force politike i cili në këtë moment është duke udhëhequr reformën zgjedhore të kësaj force, në krye të komisionit parlamentar, por që ka mbetur pezull për shkak të lëvizjeve të opozitës.

FOTOLAJM/ Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri së bashku pasditen e djeshme:

Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri ne ambientet e “Omoi Essence”

Ndërkohë që është e qartë se edhe Gjiknuri, është një prej deputetëve që ka qenë më pak I angazhuar në mbrojtjen publike të veprimeve dhe vendimeve të mazhorancës gjatë kësaj kohe, por kur ka ardhur puna te veprimi politik, siç ishte rasti i votimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, nuk ka dalë kundër qëndrimit të partisë.

Foto e dy deputetëve duke konsumuar kafen në baret e Tiranës është publikuar nga faqja e “Lolitës” në rrjetet sociale. Foto është shkrepur dje pasdite, në Omoi Essece, në rrugën Kristo Luarasi, afër Liqenit Artificial, një restorant luksoz. Çka do të thotë se gjithçka ka ndodhur pasi Elisa ka shprehur hapur mendimet e saj për zhvillimet brenda PS. Nuk është e qartë nëse Gjiknuri ka marrë rolin e ndërmjetësit mes palëve, apo ka shprehur me këtë qëndrim dakordësinë për veprimet e Spiropalit.

FOTOLAJM/ Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri së bashku pasditen e djeshme:

Pamjet e restorantit ku dhe Spiropali e Gjiknuri kane konsumuar kafen

Ditën e djeshme po ashtu raportohet se Elisa Spiropali ka konsumuar edhe një kafe me Erion Braçen në qendrën Toptani.

Duket se pas qëndrimit të saj publik, Elisa Spiropali ka intensifikuar lëvizjet politike për të kontaktuar deputetët brenda Grupit Parlamentar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT