FOTOLAJM/ Çfarë po paralajmëron Saimir Tahiri?! Ish-ministri socialist bën ndryshimin e papritur pas 3 vitesh

Ish-ministri socialist Saimir Tahiri ka vendosur t’i rikthehet jetës publike, teksa ka vendosur që pas rreth 3 vitesh të bëhet aktiv në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Këtë enjte, ai ka ndryshuar fotografinë e profilit në Facebook.

Një fotografi portret e realizuar më shumë se 3 vite më parë, kur Saimir Tahiri përballej me SPAK dhe shprehej nga dyert e drejtësisë së re, atëkohë, se do të luftonte për pafajësinë dhe falenderonte mijëra qytetarët dhe ndjekësit që kishin besuar tek ai.

FOTOLAJM/ Çfarë po paralajmëron Saimir Tahiri?! Ish-ministri

Fotografia e profilit e perditesuar nga Saimir Tahiri

Saimir Tahiri mbetet një nga figurat më të dashura nga socialistët e thjeshtë dhe këtë e tregon dhe mbështetja e madhe që ai ka marrë sapo ka ndërmarrë një veprim kaq të thjeshtë, si zëvendësimi i fotografisë së profilit.

Janë me qindra qytetarë që e komplimentojnë për standardin që ai vendosi në Policinë e Shtetit, ndërsa edhe i kujtojnë se ai ishte “një viktimë” që karrierën politike ia shkatërruan bashkëpunëtorët e tij politikë, ose më saktë, ish-at.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT