Trump i prerë: Nuk ka biznes me Rusinë derisa të përfundojë lufta

Por nuk do të bëjë biznes pa zgjidhur luftën, tha Trump.
“Por ne nuk do të bëjmë biznes derisa të zgjidhet lufta. Lufta duhet të ndalet dhe vrasjet duhet të ndalen”.
Sipas Trump, SHBA-të janë vendi më i nxehtë në botë dhe Putini “dëshiron një pjesë të saj” sepse Rusia “nuk është e nxehtë ekonomikisht”. Më tej e cilëson Putin si një njeri të zgjuar, dhe se ekziston një “nivel i mirë respekti nga të dyja palët”.
I pyetur në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Trump tha se Putin mendon se kjo “e ndihmon atë të bëjë një marrëveshje më të mirë”, por në realitet “kjo në fakt e dëmton atë”.