Meta tjetër akuzë të fortë qeverisë: Projektuese e shpopullimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta e akuzon maxhorancën jo vetëm për grusht shteti por edhe si projektuese të shpopullimit të Shqipërisë. Kreu i Shtetit deklaron se e ardhmja e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë e studentët.

Ai shkruan se 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj janë larguar nga vendi vitet e fundit teksa publikon dhe fjalën e studentes së drejtësisë në manifestimin e 2 marsit.

MESAZHI

E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.

Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.

Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.

Duke e falënderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetëra mijëra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.

PRANVERA KUQEZI NUK DO TË NDALET! 🇦🇱
NË RADHË TË PARË PËR RININË TONË TË MREKULLUESHME! 🇦🇱
#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱

Back to top button
LAJMET E FUNDIT