Çahet depozita, qindra ton naftë derdhen lumë në Porto Romano, banorët vërshojnë me makina e bidona (FOTO)

Qindra tonë naftë e kompanisë “Gega Oil” raportohet se është derdhur në një kanal në zonën e Porto Romanos për shkak të një incidenti që ka ndodhur në bazën e depozitave të kompanisë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur 8 ditë më parë, ndërsa nafta është derdhur për shkak të një incidenti që ka ndodhur në momentin kur ajo po transportohej nga tankeri në depozitë. Mesa duket një nga depozitat është çarë.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, banorët e zonës kanë vërshuar të gjithë buzë kanalit ku është derdhur nafta, disa me makina e disa me bidona për të mbledhur ç’të mundin. Sasia e madhe e naftës ka shkaktuar një dëm ekonomik për kompaninë, por edhe një dëm akoma më të madh mjedisor në zonë.

Megjithatë deri në këto momente autoritetet përkatëse nuk kanë nxjerr asnjë deklaratë në lidhje me rastin. Vetë “Gega Oil” ka mohuar zërat se depozitat e kompanisë janë çarë dhe për rrjedhoj nafta të jetë derdhur në kanal.

“Asnjë depozitë nuk është çarë në terminalin tonë (këtë e kanë verifikuar organet shtetërore dhe mund të verifikohet nga kushdo). Llumi në bidona nuk është naftë e kompanisë Gega Oil por është ujë kanalesh i përzier me baltë”, sqaron kompania “Gega Oil” në lidhje me rastin.

Foto nga Porto Romano: Banorët mbledhin naftë me bidona

93266541_10157710291993371_2843233118335270912_o-640x800.jpg


93435459_10157706893563371_226897165128040448_o-640x800.jpg


Screenshot_3_copy.jpg


Screenshot_4_copy.jpg


Screenshot_5_copy.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT