Evropa, kontribuuese e parehatisë shqiptare

Në ditët e sotme, në Maqedoni shqiptari rrihet, vetëm pse është shqiptar e jo pse është grindur me dikë, duke u shtyrë në rend për të huazuar ndonjë libër në bibliotekë. Çdo ditë, dëgjon parulla si: “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, të cilat kaq publikisht nuk i kanë brohoritur as nazistët e Hitlerit në kohën kur shfarosnin popuj të tërë.

Kështu tha në një intervistë për Zërin, shkrimtari e publicisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti. Maqedonia, sipas tij, ishte dhe mbetet filiali më i dëgjueshëm politik i Beogradit, politika e së cilës vazhdon të jetë ajo e kohës millosheviqiane, qëllimi i së cilës është që të përfundojë “tregtinë” me shqiptarët e tokat shqiptare.

E që të mos ndodhte e gjithë kjo, Mehmeti thotë se do të mjaftonte vetëm një qasje tjetër nga ajo që po bën sot Bashkimi Evropian karshi Ballkanit, e në veçanti ndaj Beogradit.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT