Pas propozimit të Pandeli Majkos, drejt hapjes departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Ukrainës

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka vizituar Ukrainën pak ditë më parë. Gjatë takimit me ministren për Integrimin Europian dhe Euroatlantik, Ivana Klympush-Tsintsadze, Majko ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh.Siç raporton agjencia “Interfax”, Majko është shprehur se ky bashkëpunim është i domosdoshëm në kushtet kur shkëmbimet tregtare po rriten dhe gjithnjë e më shumë ukrainas po e shohin Shqipërinë si destinacionin e preferuar turistik.Majko është shprehur se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që mbështet fort Ukrainën në rezistencën e saj ndaj agresionit rus.Majko ka propozuar hapjen e një departamenti të gjuhës shqipe në një prej institucioneve të arsimit të lartë në Ukrainë. Nisur nga numri i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë atje, ministri shqiptar i Diasporës, tha se e konsideron një vendim i tillë si shumë të nevojshëm.“Interfax” raporton se në këtë pikë ka pasur një marrëveshje paraprake për hapjen e një departamenti në Universitetin Kombëtar të Kharkivit.Majko ka paralajmëruar një tjetër vizitë të nivelit të lartë në Ukrainë.Në datat 22-23 shkurt, Ukrainën do ta vizitojë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT