Arritje historike, atë që s’e nderon Shqipëria e vlerëson bota !
Eklent Kaçi është një nga lojtarët më të talentuar në sportin e Bilardos. Në Doha ai mori pjesë në kampionatin Botëror në Disiplinën 9-Ball dhe u rendit i treti, një arritje kjo për sportistin në fjalë dhe për vendin tonë, që realisht nuk është se e ka vlerësuar. Gjithsesi, djaloshi që para pak kohësh ka mbushur 19 vjeç, vijon rrugëtimin e tij dhe regjistron një tjetër rekord. Sot, kur po shkruajmë, ai është i treti në renditjen e përgjithshme botërore. Mund të kontrollohet lehtësisht duke shkuar në wpapool.com.Janë disa turnetë e fituar prej tij, teksa World Pool Series (8-Ball) në USA e ka fituar dy herë nga katër edicionet e zhvilluara gjatë vitit 2017. Në “USA Open” shkoi deri në finale, ku u mposht. Në vendin tonë nuk numërohen trofetë, ndërkohë që së fundmi mori pjesë edhe në Europianin e Snooker-it U21 në Bullgari. E mbylli në vendin e 17-të.
