Soreca: BE ndryshon buxhetin e 2020-ës, Shqipëria përfiton 100 milionë euro

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca informoi se Këshilli Evropian ka ndryshuar buxhetin për 2020-ën,e ka shtuar edhe ndihmat në shtetet që duhet ndihmuar urgjentisht.

Në bazë të ndryshimit të sotëm, Shqipëria do të përfitojë 100 milionë euro, që Komisionit Evropian që u dha gjatë Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë.

“Premtimi u mbajt dhe u përfundua. BE qëndron në krah të Shqipërisë.”

KE dha në shkurt 100 milionë euro për Shqipërinë në procesin e Rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe duket se BE nuk do i prekë ato edhe pse ndodhet në një krizë kontinentale me COVID-19.

Soreca thotë se ky është një premtim i mbajtur tashmë dhe BE qëndron afër Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT