Meta firmos dekretin: Nëse nuk zbatohet, betohem se do ta firmos në mes të Parlamentit

Ilir Meta firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues. ndërsa tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit.

Përpara se të bëj betimin tim si kryetar i shtetit, si komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kërkoj nga studentja të më ndihmojë ta puth këtë flamur (puth flamurin kuqezi).

Organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, ju jap fjalë në emër të këtij flamuri që janë vrarë mijëra dëshmorë dhe heronj.

Se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT