“Ismail Qemali turist që shkonte me femra në hareme”, “kaubojsi” nxjerr “xhavahirin” e radhës: Më ofenduat se thashë të vërtetën, treguat injorancë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka marrë përsipër që të bëjë disa konstatime historike që edhe studiuesit e kanë të vështirë t’i bëjnë.I njohur ndryshe si “kaubojsi” i parlamentit, ka vijuar të rrëfejë se si ishte Ismail Qemali sipas tij.Ndocaj thotë se plaku i urtë i Vlorës shkonte me femra nëpër hareme të Stambollit dhe se kishte mendjen tek pavarësia.Sipas “kaubojsit”, Ismail Qemalit i ra rruga për në Vlorë dhe se s’kishte për qëllim të ngrinte flamurin pasi nuk kishte marrë me vete një të tillë.Më tej Ndocaj i bën thirrje shqiptarëve të zgjohen sepse janë mësuar me tjetër histori duke apeluar se nëse e ofendojnë apo kërcenojnë, kanë treguar injorancë.“E verteta e dates 28 .11.1912 eshte e hidhur, dhe kjo duket ne rrevoltimin e çdo njeriu, qe s’e din ate dhe qe s’jep argument veç ofendon dhe kercenon duke treguar injorancen qe u ka mbuluar dhe duke u munduar te mbyllni gojen dhe fjalen e lire, qe me gjak e fituam kunder turkut e kunder diktatorit qe shkaterroi historine e lavdishme te katolikeve dhe myslimaneve shqiptare dhe duke jua atribuar lavdine dhe meritat njerezve te dyshimte ne historine tone . Zgjohuni se keni mesuar historine e djallit, ate te Enver Hoxhes.Ismail Qemalit s’ja heq kush faktin qe ishte pjese e asaj qe ndodhi me 28 netor 1912. Por ai erdhi si turist dhe ishte akoma deputet turk dhe skishte as flamurin me vete se sishte nis per ate pune .Ndersa shqiptaret qe kishin 500 vjet lyfte kunder padronit te Isnailit sulltanit , ata kishin bere gati terrenin patriotet e vertete, si dom Nikoll Kaqorri e shume klerike katolike e ortodokse dhe hoxhallare e betakshi patriot te vertet, qe luftuan 500 vjet kunder turkut, nuk kursyen asgje per komb dhe fe, duke u bere nje me popullin qe luftonte e derdhte gjak nen udheheqjen e trimave e kapedaneve te Mirdites e te jugurmt qe luftonin ne Shqiperi .Kurse ky Ismaili Qenali pinte çaj kembekryq ne Stambol neper baret lluksoze dhe haremet e turkut, ndersa shqiptaret vriteshin nga prendoria turke, ku ky ishte deputet i perandorise dge sejziston asnje dokument ku ky proteston per sgqiperin apo genocidet qe turqit benin ne shqiperi ndaj popyllit te ti.Pra e gjeti gati terrenin dhe mendoni se me nje shkop qe i ngeci ne dore behesh babai kombit joooo kurr ,eshte kontribues po jo me shum.Dhe me e rendesishmja, flamuri per pamvaresi duhej te ngrihej ne Kosove, por ai hezitoi dhe ju drejtue Vlores, ose nga frika ose ishte dakord me marreveshjen turko – serbe.Ai la jasht Kosoven duke ngritur flamurin ne Vlore . Dhe kjo ishte marrveshja turko – serbe kunder kombit tone .Ai beri te pamvarur 30 % te Shqiperis dhe nuk solli pamvaresi per gjithe trojet shqiptare,” shprehet Ndocaj. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT