Basha: Fondi 3.5 mln euro i ulët, duhen pajisje moderne kundër koronavirusit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi qeverisë që të caktojë një fond më të madh, në mënyrë që të blihen pajisje moderne, të cilat mund ta shkurtojnë periudhën për analizimin e koronavirusit.

Ai tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se fondi prej 3.5 mln dollarë është i pamjaftueshëm.

“Qeveria në mënyrë urgjente të sigurojë pajisjet për stafin mjekësor. Nëse mjekët nuk i mbrojmë siç duhet atëherë si mund të mbrojmë qytetarët. Pajisjet për identifikimin e koronavirusin kanë evoluar që kur epidemia shpërtheu në Kinë. Sipas raportit të ekspertëve, është tashmë e mundshme të merren në përdorim aparatura që nxjerrin analizën brenda 45 minutave. Kjo do të mundësonte testimin më intensiv që do të mundësonte parandalimin e përhapjes. Aparaturat janë sot në treg dhe jam i bindur se edhe Shqipëria mund të përfitojë. 3.5 milion dollarë nuk mjaftojnë. Italia ka vënë miliarda. Në mjafton fondi i vënë në dispozicion.”, tha Basha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT