“Na janë bashkuar Ronaldo dhe Gianni”, FIFA do “t’i japë një krah” Gazës, ZBULOHEN shifrat, SHBA-të do të kontribuojnë 10 bilion dollarë

Në përmbyllje të fjalës së tij, Trump zbuloi dhe shifrën prej biliona dollarësh që do të kontribujjnë SHBA-të për vendin e prekur nga lufta, Gazën.

Presidenti amerikan zbuloi se dhe FIFA do të kontriubojë me një buxhet prej 75 milion dollarësh për të suportuar Gazën.

Trump: Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Europën, Norvegjia ra dakrod për Bordin e paqes. Kujtova se do më jepnin çmimin Nobel. Por nuk më bëhet vonë për të, po bëj më të mirën për të shpëtuar jetë.  

Deri më tani janë mbledhur 2 miliardë dollarë për të suportuar Gazën. FIFA gjithashtu do të ndihmojë për të suportuar për paqen në Gaza me një buxhet prej 75 milionë dollarë. Synojmë të grumbullojmë 10 bilion dollarë për “Bordin e Paqes”. 10 bilion dollarë do të kontribuojmë  në një zonë që është shkatërruar nga lufta.

Dua të them se FIFA duhet të mbledhë miliarda dollarë për projektet në Gaza, yje të mëdhenj të futbollit, kam takuar edhe një nga futbollistët e mëdhenj, Cristiano Ronaldon. Do të sjellim futbollistë në Gaza. Edhe Gianni na është bashkuar. Ai është shumë i zgjuar. Faleminderit Gianni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT