Veseli kërkon pezullim 120 ditësh të tarifave ndaj Serbisë

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka propozuar pezullimin 120 ditësh të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

Sipas tij, ky propozim do tw ruaj dhe intensifikon marrëdhëniet me partnerët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Ai e publikoi këtë ide pas një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri më strategjik dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha fazat dhe proceset e lirisë dhe shtetndërtimit.

“Dua ta bëj të qartë se përkushtimet e SHBA-ve për zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, për orientimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për paqen e qëndrueshme ne rajon, përmes Dialogut dhe fqinjësisë së mirë, janë edhe interesa vitale të vetë shtetit tonë.

Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-të e as me BE-në. Përkundrazi! Gjuha e kushtëzimeve ndaj partnereve tonë kryesorë strategjikë si SHBA dhe BE nuk do ta ndihmojë Kosovën as në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, e as në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh Veseli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT