“Daily Mail” artikull për shqiptarin që drejton “Shqipet”.Nga grabitës banke në këngëtar rrepi në Londër
Gazeta britanike “Daily Mail” ka zbuluar identitetin e shqiptarit që përmes një llogarie në Facebook publikon foto të shqiptarëve në kamionë të cilët zgjedhin të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.Ai është Fari Lleshi nga Kukësi dhe administron një faqnpage në Facebook të quajtur “Shqipet në Londër”. Faqja në fjalë numëron mbi 70 mijë fansa.
“Daily Mail” ka gërmuar edhe mbi të shkuarën e shqiptarit, i cili rezulton të jetë dënuar në vitin 2011 në Itali për grabitje banke. Pas përfundimit të dënimit të Italia ai hyri ilegalisht në Angli dhe punoi për një farë kohë në ndërtim. Por ajo që vihet në pah në artikull është pikërisht fakti se edhe i riu nga Kukësi ka zgjedhur të hyjë ilegalisht në Angli.
