Thesaret e fshehura të Shqipërisë mbërrijnë në Peshtan
Vrapues profesionistë nga shumë vende të botës nën logon “Thesaret e fshehura të Shqipërisë” arritën ditën e djeshme në Peshtan. Xavi nga Spanja ishte fitues i turit nga Buzi në Peshtan. Në vend të dytë ishte Vincent Riviore nga Franca dhe në vend të tretë Micheal Traub nga SHBA.Vrapuesit do të akomodohen në Peshtan në shtëpitë e banorëve dhe nesër do të vazhdojnë rrugëtimin në zemër të Zagories, duke vazhduar më pas në Libohovë Mesopotoam deri në Butrint.


