KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

Sipas përditësimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 7.98 për qind deri në orën 11:00.
Nga më shumë se 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë orë kanë votuar 156.474 persona.
Prishtina kryeson për nga numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës, me 24.948 votues. Pas saj renditen Prizreni me 11.355 votues, Ferizaj me 10.987, Peja me 9.313, Gjilani me 9.111, Gjakova me 8.893, Mitrovica e Jugut me 6.703 dhe Vushtrria me 6.237 votues.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në 949 qendra votimi dhe 2.550 vendvotime në mbarë territorin e Kosovës. Sipas raportimeve deri tani, votimi po vijon normalisht dhe pa probleme të theksuara.