“O babë më kanë gjujt”, babai i shoferit të Arjan Ndojës “shpërthen” në lot në gjykatë dhe tregon bisedën e fundit me të birin: A ma ktheni dot djalin 23 vjeç?

Me zemrën e thyer dhe apelit për drejtësi, babai i Andi Malokut, të riut që u ekzekutua në vitin 2019, ka folur para togave të zeza.

I përlotur, Genc Maloku ka rrëfyer edhe momentet e fundit të jetës të së birit dhe komunikimin që pati me të pas plagosjes. Ai ka treguar se ngjarjen e mësoi nga vetë i biri, i cili e telefonoi i plagosur dhe i tha: “Jam keq o babë, më kanë qëlluar”.

Sipas tij, djali nuk ishte objektiv i atentatit dhe nuk kishte konflikte me askënd. Ai shoqëronte prokurorin Arjan Ndoja dhe një person tjetër, Rrumin, në automjetin ku ndodhi sulmi.

Maloku pohoi se djali i tij kishte vetëm një muaj e pak që punonte si shofer jozyrtar i prokurorit Ndoja, punësim që kishte ardhur përmes një të afërmi që punonte në prokurori. Ai theksoi se i biri ishte i rregullt, nuk pinte duhan, alkool dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet të dyshimtë.

“Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi”, mësohet të ketë thënë i ati i Andi Malokut, shoferit të Arjan Ndojës i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e breshërisë së plumbave në 1 nëntor të vitit 2019.

Gjatë seancës së sotme në GJKKO nuk munguan as përplasjet e forta verbale mes tij dhe të pandehurit Plarent Dervishaj.

Kujtojmë se, pasditen e 1 nëntorit të vitit 2019 mjetit me të cilin udhëtonin Andi Maloku, prokurori Arjan Ndoja dhe i quajturi “i tmerrshmi i Sukthit” Landi Muharremi, u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet tjetër në ecje, ku dyshohet se ndodheshin 3 persona, dy qitësit dhe shoferi i mjetit.

Andi Maloku ishte i vetmi prej të plagosurve që u transportua me urgjencë nga Spitali i Durrësit drejt Traumës, pasi plumbat e kishin kapur në shpatullë dhe në shtyllën kurrizore. Por, ndonëse bluzat e bardha u përpoqën me ditë për të shpëtuar të riun, fatkeqësisht ai ndërroi jetë.

Pjesë nga dëshmia:

Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?

Genc Maloku:  Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi i nderuar që objektivi ka qenë Rrumi i nderuar. Siç dhe ne pretendojmë…

Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.

Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB mu soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë. Mërkuri, ka patur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt ky, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku – Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vika keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Devishaj: Hajde në takoj ta them përballë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT