Rama njoftoi sot “bonuse” për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi ndryshe! Qeveria miraton buxhetin 210 milionë lekësh për përkujdesjet sociale

Ditën e sotme qeveria ka miratuar buxhetin me vlerë 210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekë, për çështjet sociale.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi projektvendimin për ndërmarrjet sociale, për periudhën kohore 2026-2028 të parashikuar në në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesjasociale”.

“Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme  210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekë, për periudhën 2026-2028, sipas produktit përkatës të parashikuar në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesjasociale”” thuhet në njoftim.

Në fjalën e mbajtur ditën e sotme nga Asambleja e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama theksoi se së shpejti shqiptarët do të kenë një ekonomi më të mirë për jetesën e tyre, në mënyrë që të mund të përballojnë dhe çmimet që janë rritur si pasojë e luftës.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Rama gjithashtu lajmëroi se janë marrë masa të reja dhe për familjet të cilat kanë kosto më të larta jetesë se të tjerët të cilat duhet të paguajnë shërbimet për fëmijët apo të afërmit e tyre me aftësi ndryshe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT