Në Parkun Kombëtar të Butrintit zbulohet një fragment i dyshemesë së Bazilikës së Madhe (VIDEO)
Në Parkun Kombëtar të Butrintit, specialistët nga Instituti i Monumenteve të Kulturës bënë të mundur zbulimin e një fragmenti të dyshemesë së Bazilikës së Madhe, shkruan KultPlus.Specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në Shqipëri zbuluan një bazilikë trenefëshe me transept (nef tërthor), e cila mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek. VI.Procesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë, një grup fëmijësh, të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.