Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

Shtetasi 43-vjeçar Klementin Islamaj, nga fshati Shalës i Konispolit, ka rënë në prangat e policisë dy vite pasi hodhi babain e tij nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen.

Gjykata e sarandës, e ka dënuar Islamajn, me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Në gusht të 2024-ës, 43-vjeçari në një gjendje tepër të rënduar psikologjike, hodhi nga shkallët të atin, Hysen Islamajn, duke i shkaktuar vdekjen, pasi ky i fundit kishte vrarë me sopatë nënën e tij Shano Islamaj.

Krimi i rëndë u regjistrua para fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në banesë me gjyshërit.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e  Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT