Presidenca bën sqarimin për çështjen “Veliaj”: Ja pse u dekretua data e zgjedhjeve për Tiranën…

Presidenti i Republikës ka sqaruar vendimin për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës më datë 9 Nëntor, nisur dhe nga reagimet e shumta publike dhe një raport mediatik i Gjykatës Kushtetuese, e cila shprehej se kishte pezulluar zgjedhjet në kryeqytet.

Në këtë mënyrë, Bajram Begaj sqaron se ankimimi i bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj, përmes avokatëve të tij në Gjykatën Kushtetuese, nuk qëndron, sepse ai duhet të ishte bërë në Gjykatën Administrative.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese.

Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative“, thuhet në sqarim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT